Përdorimi i të Drejtës së Bagazhit Bagaj Kullanımı

Pasagjerë të dashur;

  • Kur dorëzoni dhe merrni në dorëzim bagazhin tuaj, merrni patjetër kuponin e bagazhit dhe në rast nevoje paraqiteni atë.
  • Kontrolloni patjetër që numri i kolltukut tuaj të jetë i shkruar korrekt në kuponin e bagazhit.
  • Për çdo pjesë të bagazhit duhet të merrni kupon më vete. Përgjegjësia për bagazhet që nuk janë të pajisura me kupton i takon udhëtarit.
  • Përgjegjësia për dëmtimin dhe humbjen e sendeve me vlerë (si: pajisje elektronike, bizhuteri etj.) dhe i dokumenteve, vlera e të cilave nuk është deklaruar në dorëzimin e bagazhit, i takon udhëtarit. Përgjegjësia e kompanisë tonë në rast të humbjes së bagazheve të padeklaruara është e kufizuar me dyfishin e çmimit të biletës.
  • Limiti i bagazhit për çdo kolltuk është i kufizuar me 30 kg. Për bagazhet me peshë mbi 30 kg duhet paguar një shumë ekstra. Udhëtarët me biçikletë, të drejtën e përdorimit të bagazhit e kanë të kufizuar me 20 kg.
  • Është kategorikisht e ndaluar transportimi i lëndëve të ndaluara për t’u bartur brenda në bagazh, dhe i lëndëve të rrezikshme (si: djegëse-shpërthyese).
  • Brenda hapësirës së autobusit për bagazh mund të transportohen në kafaz kafshë shtëpiake, me kusht që të jenë të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm për udhëtim dhe të jenë vënë në gjumë nën kontrollin e veterinerit.
  • Përgjegjësia për lëndët e paautorizuara dhe ilegale që zbulohen gjatë kontrollit të bagazheve i takon pasagjerit.
  • Rimbursimi i biletës nuk do të bëhet për shkak të bagazheve të papranuara, të cilat nuk janë në përshtatje me rregullat e transportit të bagazheve.
  • Kapaciteti i bagazhit për pasagjerët që udhëtojnë me biçikletë është i kufizuar me 20 kg. Në varësi të madhësisë së bagazhit, kapaciteti i çdo autobusi për të bartur biçikletë është i kufizuar me 1 ose 2 biçikleta. Për udhëtimet që janë të zëna pasagjeri mund të rezervojë një kolltuk për të udhëtuar me biçikletë për udhëtimin pasardhës.
Bilet almakta sorun mu yaşıyorsunuz? Sizi Arayalım
X

SİZİ ARAYALIM

Bu alanda yalnızca bilet almakta sorun yaşayan yolcularımız için hizmet sağlamaktayız.